Peesoni në foton më poshtë është Redi Balla, 22-vjeçari i cili u plagos mbrëmë në rrethana të paqarta në makinën e tij. Mësohet se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, pranë lulishtes te rrethrrotullimi ku Balla u gjet i plagosur me një plumb në këmbë.
Nuk dihet nëse autori i plagosjes ka qenë në të njëjtën makinë me 22-vjeçarin. Pas ngjarjes uniformat blu rrethuan zonën dhe ushtruan kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Dyshimet paraprake janë për një atentat, megjithatë ka ende pak detaje mbi rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Policia pritet të kqyrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e populluar ku ka prani të bizneseve të shumta.
Detajet e policisë:
Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













