Mes 336 politikanëve të publikuar nga Pandora Papers” është edhe një nga Shqipëria, sipas linkut të faqes që ka publikuar të dhënat.
Emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale ende nuk është zbuluar. Në “skanerin” e investigimit janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave në Shqipëri.
Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan, se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.
Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë Vladimir Putin, Tony Blair, etj. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











