Kurti, sekretariat kordinues mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja kush do ta drejtojë

Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me Edi Rama dha detaje nga mbledhja e dy qeverive ndërsa lajmëroi për ngritjen e një sekretariati kordinues. Kurti tha se sekretariati do të drejtohet nga Gentian Sala, i cili më herët ka qënë kryetar i AMA në Tiranë.

Kurti uroi Ramën për qeverinë e re, ndërsa u shpreh se dy qeveritë kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve.

“Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve. Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi e mirënie për dy vendet.

Do të punojmë së bashku që tregu të jetë më unik, që qytetarët e mallrat të ecin sa më pa pengesa dhe shpejt. Kjo është e mundur mes neve, sepse kemi besimin e plotë te njëra-tjetra”, tha  Kurti.

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një sekretarit koordinues dhe do të udhëhiqet nga Gentian Salaj, që sipas Kurtit ka dy pasaporta të dy vendeve.

Mbledhja e radhës mes dy qeverive pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit nëntor.

“Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Me synimin që mbledhja e përbashkët të jetë në gjysmën e dytë të muajin nëntor”, tha Kurti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...