FOTO LAJM/ Ja fleta e votimit për zgjedhjet në Dibër
Shares
Janë shtypur dhe janë gati për shpërndarje fletët e votimit që qytetarët në Dibër do të votojnë për kryebashkiakun e ri. Fletët e votimit janë depozituar në Magazinat e Lundrës sipas të gjitha procedurave ligjore, njofton KQZ-ja. “Aktualisht, Administrata e KQZ-së po punon intensivisht dhe është në fazën e përgatitjes së bazës materiale zgjedhore: kutitë me mjetet kancelarike, kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore dhe i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për mirë-administrimin e procesit zgjedhor. Sot përmbyllet përgatitja e bazës materiale zgjedhore, dhe ditën e enjte në mëngjes, data, 8 shtator, do të vijohet me dërgimin e tyre në KZAZ-në 19, Dibër, e cila më pas në do ta shpërndajë çdo Qendër Votimi”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ndërkohë sot, kanë nisur sesionet e trajnimit për Komisionerët e Qendrave të Votimit në bashkinë e Peshkopisë. “Sipas informacioneve të sjella nga Administrata e KQZ-së e cila ndodhet në Dibër dhe do të trajnojë komisionerët, rezulton se në katër vende trajnimi, Shkolla ‘Nazmi Rushiti’, në Peshkopi, Shkolla 9-vjeçare në Maqellarë, Shkolla 9-vjeçare në Qendër Tomin, Shkolla 9-vejçare në Sohodoll, nuk është paraqitur asnjë komisioner i Qendrave të Votimit për t’u trajnuar. KQZ ripërsërit apelin ndaj partive politike që të marrin masa dhe të dërgojnë komisionerët e propozuar prej tyre, në sesionet e trajnimit, pasi trajnimi i tyre është shumë i rëndësishëm për mirë-administrimin e procesit zgjedhor”, mbyll njoftimin KQZ.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...