Nëse Opozita nuk gjen forma, aktivitete të rimarrë veten, Edi Rama do të dyfishojë masakrën zgjedhore në zgjedhjet e tjera, paralajmëroi Berisha sot në Euronews në bisedë me gazetaren Erla Mëhilli, ndërkojë edhe ish zëdhënësja e tij për shumë vite.
Berisha tha se opozita u mor me veten ndërkohë qe duhej të merrej më shumë me faktin se u publikuan nga PS të dhënat personale për 1 milionë votues. Berisha theksoi se Basha ka marrë 60 mijë vota më pak se sa mori PD në 2013.
Opozita duhet ta bëjë natën ditë tha Berisha brenda dhe jashtë Parlamentit. Nuk ka stabilitet pa votë të drejtë, tha ish kryeministri. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












