Jean-Paul Belmondo, ikona e kinemasë franceze por edhe botërore u shua sot në banesën e tij në Paris, në moshën 88-vjeçare.
Lajmi i hidhur u njoftua nga avokati i tij Michel Godest, i cili tha se: “Prej kohësh ishte i plogësht. U shua qetësisht”. Belmondo kishte një karrierë të gjatë ku regjistrohen 80 filma, me role të paharrueshme si te “A bout de souffle” (Deri në frymën e fundit), të Jean-Luc Godard.
Belmdono ishte përfaqësuesi më i mirë i rrymës “Nouvelle Vague” (Vala e Re) që përfshihu kinemanë franceze pas viteve 1960, bashkë me të mirënjohurin Alain Delon.
Belmondo kishte një interes jo të zakonshëm për sportin mes të cilëve, boksi qendronte në vendin e parë. Në rininë e hershme ishte i frymëzuar nga Marcel Cerdan, kampion bote i Francës për peshat e mesme në vitet 1948-1949.
“Për mua ai është më i miri i të gjitha kohërave”, do të shprehej Belmondo. Ky i fundit doli 15 herë në ring, por më pas u tërhoq, pasi nuk i pëlqenin goditjet që merrte në fytyrë.
Belmondo ishte i apasionuar edhe me futbollin, ku në rininë e hershme pati një përvojë si portier me ngjyrat e PSG-së. Por edhe kjo eksperiencë nuk zgjati për një kohë të gjatë. Megjithatë klubi nuk e ka harruar lidhjen e tij me ekipin, prandaj i ka kushtuar yllit të kinemasë një postim në rrjetet sociale. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












