Turqit nuk pranuan të derdhnin ryshfetin 20 përqindësh, kryeministri u hoqi koncesionin e Rrugës së Kombit

Shares

Prishja e pazareve mundësoi anulimin e koncesionit për Rrugën e Kombit, si dhe largimin papritur të ministrit Edmond Haxhinasto.
Denoncimin e bën ish-kryeministri Sali Berisha, i cili zbulon edhe skemën dhe personat e përfshirë në këtë anulim koncesioni.

 

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

U prishen pazaret e para! Rama ndryshon fituesin e koncesionit te Rruges se Kombit!


pzTe dashur miq, dy muaj me pare, pas mbylljes se tenderit nderkombetar per mirembajtjen e Rruges se Kombit, pas shqyrtimit te te gjitha ofertave dhe ankesave, qeveria shpalli fituese kompanine turke “Vendeka Bilgi” me nje oferte me te kushtueshme se sa kompanite e tjera pjesemarrese ne tender.
Kompania turke u perzgjodh, sipas nje burimi qeveritar, pasi,pervec ryshfetit direkt prej 2.7 milione euro, u zotua per te derdhur çdo vit 20% te fitimit ne kontot e fshehta te Edi dhe Olsi Rames. Mirepo kompania “Vendeka” me pas beri gabimin fatal, ku, po sipas burimit ajo kerkoi qe kjo %-dje te pergjysmohej, gje qe e terboi Ramen.
Nuk dihet ne se largimi i Haxhinastos kishte lidhje me kete zemerim, por dihet se Rama, jashte çdo afati dhe procedure ligjore urdheroi Sekretarin e Pergjithshem te mafies qeveritare, Agaçi te anulloje tenderin dhe ky i fundit, me Komisionin e Prokurimit Publik zbatoi urdherin.
Prej dy ditesh, 5 here ne dite mediat njoftojne se tenderi u anullua por nuk thone se cilat ishin arsyet qe u shpalle fitues kompania turke, dhe a ka lidhje largimi i papritur i Haxhinastos me kete afere dhe se si ka mundesi qe komisioni nuk bllokoi sipas ligjit, qe ne krye te radhes shpalljen e fituesit dhe te njoftonte zyrtarisht vendimin e tij? Keto pyetje e kane nje pergjigje te vetme; prishjen e Rames ne pazare me kompanine turke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...