Një hajdut i dyshuar për të paktën 7 vjedhje, dyqanesh, lokalesh e shtëpish në Kamëz, është arrestuar nga policia.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore të Tiranës, mësohet se dje u arrestua Edison Sula, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky person, në bazë të informacioneve hetimore, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së shtetases J. K., kryer më datë 06. 09. 2016, ku janë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare. Gjithashtu ky shtetas ka pranuar te specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, autorësinë e disa vjedhjeve të tjera.
Vjedhjet e tjera të dyshuara.
Më datë 29.02.2016, është vjedhur një qendër shëndetësore në Kamëz.
Më datë 28.03.2016, është vjedhur lokali i shtetasit A. M.
Më datë 07.05.2016, është vjedhur dyqani i shtetasit U. U.
Më datë 31.07.2016, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A. M.
Më datë 17.08.2016, është vjedhur banesa e shtetasit B. L.
Më datë 05.09.2016, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit N. B.
Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












