Kush ishte Sokol Çelaj, u vra në sy të gruas, vrau para vitit 1990 kur ishte polic

Shares

Sokol Çelaj që u vra mbrëmë në mesnatë në Reç të Malësisë së Madhe ka qënë poliv derisa në 1989 vrau një person, u dënua 6 vite, duke ikur më pas nga Shqipëria.

Ai ka ardhur në vendlindje pasi ishte i ftuar në disa dasma. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, kur iu bë atentati po kthehej në shtëpi, pasi kishte vizituar një të afërm.

Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali.

Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Ai ishte duke shkuar drejt shtëpisë me makinë dhe shoqërohej nga gruaja e tij, kur persona ende të pa identifikuar i bënë pritë dhe lëshuan breshëri plumbash mbi mjetin.

Çelaj ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plumbave të marra pranë zemrës dhe sipër brinjëve.

Në dëshmine e saj në polici, bashkëshortja, e cila u shpëtoi për fat të mirë plumbave ka deklaruar se një person u ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkëshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires.

”Sapo kemi dalë nga rruga e asfaltuar për të shkuar te shtëpia, nga e djathta jonë një person në këmbë ka dalë nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...