Dogjën me zjarr sipërfaqe të ndryshme me bimësi, procedohen penalisht 2 persona në Gjirokastër.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Postës së Policisë Dropull proceduan penalisht shtetasin V. O., banues në fshatin Radat, Dropull, pasi gjatë kryerjes së disa punimeve me troho në bahçen e tij, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi në rrethinat e fshatit Radat.
Gjithashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj proceduan penalisht shtetasin M. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi duke djegur disa barëra në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












