FIER/ Arrestohen babë e bir në Cakran, fermerë ‘të mirë’ të kanabisit

Shares

Sekuestrohen 3.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas nga policia e Fierit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kalldrëmi”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga kontrolli i banesës së shtetasve Xh. Ç. dhe Q. Ç., u gjetën dhe sekuestruan 3.2 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të mbjellë në kuti felizoli.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit Q. Ç., 54 vjeç dhe Xh.Ç., 19 vjeç (babë e bir), banues në Cakran, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...