Një person humbi jetën në Divjakë në vendin e quajtur Kthesa e Gungasit. Ngjarja ndodhi kur një viktima po ecte me bicikletë dhe u godit nga një makinë.
Divjakë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” shtetasi K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr.
Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












