MOTI/ Parashikimi për fundjavë, kur do të nisin stuhitë dhe shirat dhe sa zgjasin

Shares

Ndërsa e gjithe Evropa qendrore dhe veriore është përfshirë nga stuhi dhe reshje masive, Shqipëria do të ndeshet me të rreth të dielës, njofton Shërbimi meteorologjik ushtarak.

Parashikimi për të shtunën dhe të dielën:

Kjo fundjavë do të karakterizohet nga hyrja e masave të paqendrueshme. Dita e shtunë do të ketë mot me kthjellime e vranësira në zhvillim. Gjatë orëve të mesditës në zonat malore e pjesërisht në ato kodrinore do të ketë reshje shiu. Këto do të jenë në afate të shkurtra kohore dhe ne formën e shtrëngatave. Në ekstreme të izoluara malore nuk do të mungojnë dhe rrufetë me bresher.
Ditën e diel paqëndrueshmëria do të jetë më e dukshme pasi do të përfshijë më shumë territor. Në mesditë reshjet do të kenë karakter shtrëngatash si dhe rrufe të izoluara me breshër. Kjo situatë do të sjellë rënie temperaturash gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e hera herës do të fitojë forcë deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...