Analisti Fatos Lubonja thotë se raporti i krijuar mes Fatis nanos dhe Edi Ramës nuk është ai ‘i vrasjes së babait’, sic rëndom e deklaron Rama apo sic tha edhe pak ditë më parë në kongresin e PS tek stadiumi.
Lidhur me këtë deklaratë të Ramës, Lubonja bën këtë analizë. “Unë nuk them vrasje në kuptimin si pushtet, por vrasja e atit në kuptimin më thelbësor. Vrasja ndodh në mendjen tonë, kur ndryshojmë ne, jo kur vret atë vërtet, por kur ndryshon ti si person, kur Edi Rama ndryshon. Vrasja e atit në kuptimin psiko-analitik është kur ti ndryshon vetë dhe ajo është thelbi i vrasjes së atit, kur ndryshon një kulturë në një shoqëri. Çfarë përfaqësonte ati dhe biri, biri përfaqëson diçka tjetër nga ato, kur ti e përsërit nuk e ke vrarë. Ai është brenda në të gjitha aspektet”.
Sipas tij, ka një gjë të përbashkët që i lidh Nanon dhe Ramën dhe ky është korrupsioni. Duke e parë në këtë këndvështrim, Lubonja shprehet se Fatos Nano është brenda partisë, pavarësisht se nuk është në krye apo në qendër të saj.
“Ka pasur edhe një gjë të përbashkët që i lidh edhe sot. Kush është kjo? Korrupsioni. Një parti e ndërtuar mbi abuzimit me pushtetin, ku të gjithë kanë abuzuar me pushtetin. Korrupsioni është një bashkëfajësi e madhe, në këtë rast e kësaj partie, ku askush nuk del dot. Pra hipokrizia shpjegohet me këtë bashkëfajësim në korrupsion kryesisht dhe në përfitimet që tani i ka në dorë Edi Rama. Kërkoni me çfarë është pasuruar Nano dhe gruaje e tij, ca ndërtime, ca gjëra…pra e dinë të gjithë shqiptarët. Ky është shpjegimi i hipokrizisë së Nanos.
Edi Rama përtej asaj, që ati është ai, është ana psikologjike dhe kulturore, që njëshi dhe s’ka tjetër, pastaj shikohet me çfarë mjetesh e mban pushtetin ku njëshi. Si e mban pushtetin? Nuk mbahet më me burgje, kampe, polici. Pushteti mbahet me disa mjete të tjera. Mjeti kryesor është kontrolli i ekonomisë, pra kontrolli i bizneseve, i ekonomisë.
Në këtë aspekt Nano është brenda, larg apo afër, por është brenda. Pastaj pjesa tjetër është propaganda që mbahet dhe është e trashëguara. Përpara një realiteti mjeran e mbulojmë me propagandë. “Nga fitorja në fitorje” thoshte shoku Enver. Dhe e pamë cila ishte fitorja në fund fare. Po kështu edhe këtu duhet propaganda, në këtë aspekt Nano bëhesh pjesë propagandës, ku interesat e pushtetit dhe ekonomike mbulohen edhe me propagandë për tu thënë njerëzve që ne jemi në sukses. Pra Nano është brenda, nuk është në qendër apo në krye, por është brenda. Siç mbante shoku Enver, babë Myslimin”, tha Lubonja në analizën e tij. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












