Kongresmeni, debat me Blinken për ‘nongrata’ e Berishës: Kontrollova vet dhe nuk gjeta korrupsion

Shares

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është përfshirë në debat  në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë për shpalljen ‘non grata’ të ish-Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

Kongresmeni republikan Lee Zeldin i ka kërkuar Blinken informacione te detajuara për vendimin ndaj Berishës, duke shtuar se vete ai ka bere hulumtime, por s’ka gjetur asgjë për përfshirje korruptive të Berishës.

Ndërkohë Blinken ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë me kongresmenin për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.

Pjese nga biseda:

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja që mund ta ndajmë me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për përfshirje korruptive të tij dhe s’mund të gjeja asjgë.

ANTONY BLINKEN: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona

https://www.facebook.com/abi.malltezi/videos/10158970091573190/?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...