Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Ksamil e Velipojë

Shares

Ka nisur mëngjesin e ditës së sotme aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke filluar që nga Ksamili në Velipojë.

inspektorë të IKMT-së dhe forca të shumta policie kanë zbarkuar në terren, duke vijuar me prishjen e ndërtimeve pa leje.

Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.
Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj shprehet se: Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit.

Ky aksion është ndërmarrë pikërisht në momentin kur nis kulmi i sezonit turistik, duke bërë që të ketë shumë rrëmujë dhe bezdisje për pushuesit.

https://fb.watch/5ZzYl0m5kp/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...