Velipojë-Ministrja e Shëndetësisë dhe MbrojtjesSociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që pobëhen për hapjen e qendrave shëndetësore verore në 15 qershor, ku për herë të parë do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me covid19, për një sezonturistik të sigurt. Nga qendra shëndetësore e Velipojës, Manastirliu tha se këtë vit janë 29 qendra shëndetësore verore,nga veriu në jug, që do të jenë në shërbim të turistëve vendasdhe të huaj.
“Ne kemi filluar edhe programin e trajnimit, a shtu sikursebëjmë çdo vit, me mjekët dhe infermierët e qendrave verore, që janë 29 në këtë vit, të cilat do të hapen në datë 15 qershor. Trajnimi i stafeve është fokusi kryesor, sepse do të jenë mëshumë se 170 mjekë dhe infermierë të angazhuar në të gjithaqendrat verore”, tha Manastirliu.
Duke bërë me dije se në zonën e Shkodrës do të jenë 8 qendrashëndetësore verore, Manastirliu tha se përveç 29 qendraveshëndetësore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do tëketë poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.
“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë 14 postacione fikse, ku do të vendosen autoambulancat tëpajisura me të gjitha mjetet përkatëse dhe stafet gjithashtu, tëcilët do të bëjnë koordinimin sipas rretheve të përcaktuara nëplanin e punës së Urgjencës Kombëtare, në mënyrë që të kemiakses sa më të shpejtë, t’i shkojmë pacientit apo qytetarit nëkohë dhe më pas të referohet në strukturat shëndetësore për tëmarrë shërbim”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha ngaVelipoja tha se risia këtë vit është përfshirja e testit të shpejtëpër pushuesit në qendrat shëndetësore verore.
“Risia në këtë vit do të jetë përfshirja edhe e testit të shpejtënë strukturat e qendrave shëndetësore verore. Trajnimi i stafeve ka filluar gjithashtu. Dhe organizimi i punës në nivelterritorial, në mënyrë që në momentin që do të ketë një njeri tëdyshuar apo të konstatuar, të diagnostikuar me covid19, tëreferojë direkt strukturat e Njësisë Vendore të KujdesitShëndetësor, përsa i përket gjithë masave të izolimit tërasteve, në mënyrë që të kemi ndërprerje të menjëhershme tëzinxhirit të infeksionit”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e dezinsektimit nëVelipojë, ku deklaroi se ky proces është shtrirë në të gjithëvendin, për një sezon turistik të sigurt.
“Ky proces do të vijojë, ashtu sikurse jemi këtu në Velipojë,në të gjithë Shqipërinë, në bazë të vlerësimit të bërë ngastrukturat tona, sipas metodave të kapjes së larvare dheverifikimit të këtyre vektorëve, që të shënjestrojmë këtokoloni, të cilat synojmë t’i reduktojmë, në mënyrë që tëparandalojmë dhe të kontrollojmë infeksionin e shkaktuar ngamushkonjat dhe mbi të gjitha të mbrojmë shëndetin publik, shëndetin e popullatës dhe të sigurojmë një sezon turistik tësigurt”, deklaroi Manastirliu.
Qendrat shëndetësore verore do të happen nga data 15 qershornë zonat turistike, ndërsa procesi I dezinsektimit I cili kanisur, do të vijojë deri në muajin tetor, sipas kalendarit tëpërcaktuar nga ekspertët e Institutit të shëndetit Publik. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












