A na sjellin objektet fatsjellëse? Teologu zbulon të fshehtat pas tyre

Shares

Çdo kulturë dhe vend ka simbole, për të cilat besojnë se sjellin fat. Historikisht, shumë prej këtyre simboleve janë përdorur nga njerëzit për fatin e mirë dhe për të larguar të keqen por a funksionojnë vërtetë? Teologu Miron Cako, i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” këtë të premte tha se simbolet në vetvete mund të përçojnë energji negative dhe pozitive.

Sipas tij, njerëzit nuk janë të informuar mbi kuptimin e tyre dhe shpeshherë mbajnë simbole që në fakt përçojnë energji negative. “Kryqi kokëposhtë është një simbol satanik që tregon se është i lidhur me djallin. Nuk është aspak fatsjellës sepse tregon se je kundra Zotit. Simboli i paqes është marrë nga lashtësia, është shenjë anti krisht që e mbanin ata që mohonin besimin e krishtë ndërsa sot vihet si simbol i paqes.

Ylli i Priamit, për lart është njeriu perëndi, ndërsa poshtë djalli, një simbol që e mbanin gjatë komunizmit, ylli i kuq është simbol lufte. Simboli rrufe është simboll i djallit dhe këto grupe rrokiste, njihen si djemtë e antikrishtit. Simboli i tre gjashtave është simbol i së keqes, njeriu u krijua në ditën e gjastë, ra në orën 6 dhe është drejt së keqes. Numri i anti krishtit kontrollon sistemin botëror të mallrave.

XXX është një simbol i organit seksual mashkullor që vjen nga India dhe tregon kryqin e shkallmuar, është simbol i vdekjes. Simboli i grushtit ka lidhje me Babiloninë, domethënë arroganca kundër perëndisë. Në grupet okulte do të thotë simbol i fshehtësisë dhe hermetizmit.”, theksoi teologu. abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...