13 qershori është data e propozuar për zgjedhjen e kryetarit të PD pas humbjes gjatë mbledhjes se kryesisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i ka propozuar Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar mbajtjen e zgjedhjeve në 13 qershor, sipas parimit “një anëtar një votë”.
Bardhi ka deklaruar se procesi hapet në 16 maj dhe vijon deri në 22 maj, ndërsa në datën 23 maj paraqiten kandidaturat. Fushata për lidershipin e selisë blu zgjat deri në 11 qershor, ndërsa në 13 qershor anëtarët demokratë u drejtohen kutive për zgjedhjen e kreut të partisë.
Propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PD
1.Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm.
2.I propozoj Kryesisë fillimisht procesin zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin e tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, ku demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe 16-22 paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. 24 maj-11 qershor fushatë në të gjitha strukturat. 13 qershor, zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Kryesia e PD ka propozuar emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.
Komisioni Zgjedhor
Kryetar
Jemin Gjana
Anëtar
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Eno Bozdo
Mimoza Hasekiu
Albert Avduli
Gjoke Vuksani
Ervin Minarolli ndihmës
Lulzim Omuri ndihmës
e.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












