Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka bërë një deklaratë para nisjes së kryesisë s PD. Ai këmbëngul se Basha duhet të largohet dhe se ai vetë është i vendosur për garën.
“Jam sot për t’i kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashë. Nuk është më zgjidhje për PD-në por është problemi i saj. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe fillon një periudhë shpresë. Jam i vendosur për ta çuar këtë projekt përpara. E kam deklaruar nuk tërhiqem nga asnjë proces demokratik. Inkurajimi demokratëve dhe nevoja për ta ngritur kokën lart në një projekt shpresë më bënë më të fortë të përballem me Lulzim Bashën”, deklaroi Kadilli. e.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












