Vihen në pranga drejtuesit e klubit të futbollit ‘Kastrioti’ i Krujës

Vihen në pranga drejtuesit e klubit të futbollit ‘Kastrioti’ i Krujës

182
0
Shares

Dy drejtuesit e klubit Kastrioti u arrestuan nga policia e Tiranës pas ngjarjes së turpshme të ndodhur me drejtuesit e skuadrës së Kastriotit në ndeshjen e javës së 32-të të Kategorisë Superiore, ku policia e Tiranës ndaloi 6 persona.

Janë arrestuar dy vëllezërit Alban dhe Gazmend Vogli, përkatësisht president dhe drejtor të klubit Kastrioti.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim, të shtetasve :

•Alban Vogli, 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli ;

•Gazmend Vogli, 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY