Makina e bllokuar në Maqellarë kishte rreth 7 milionë lekë ndërkohë që paratë u numëruan nga një oficer i policisë gjyqësore. Bashkë me paratë është kapur edhe një listë me persona që me sa duket duhej të paguheshin si dhe karta identiteti.
Rreth orës 15 në rreth rrotullimin e Maqellarës është konstatuar një mjet tip ‘Wolzvagen’ dhe në të ishin dy persona.
Denis Xholi punonjës i administratës së Bashkisë Bulqizë dhe Albjon Xholi kushëriri i tij.
Prokurorja urdhëroi kontrollin fizik të personave dhe të mjetit. Në vendngjarje ishte edhe një mjet tjetër në pronësi të Administratorit të Maqellarës.
Prokurorja vendosi sekuestrimin e makinave dhe parave, ndërsa 2 personat u shoqëruan në komisariat. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












