PAMJE TË RËNDA/ Çastet kur Rudolf Nikolla ndjek e qëllon me thikë besimtarët në xhami

Shares

Publikohen pamje nga momenti i sulmit të Rudolf Nikollës brenda xhamisë “Dine Hoxha”, në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Policia ia ka dhënë videon televizionit të afërt me qeverinë Report Tv. Në video shihet 32-vjeçari teksa vrapon dhe qëllon të parin person që sheh në xhami. Dy besimtarët, të cilin ishin ulur dhe po lexonin Kuranin janë kapur në befasi duke mos reaguar në kohë ndaj sulmit me thikë.

Por kur kanë kuptuar çfarë po ndodhte edhe pse të plagosur kanë nisur që të vrapojë dhe t’i shpëtojnë nga duart të riut. Ky i fundit është shprehur sot në gjyq se është përndjekur për 1 vit, ndërsa theksoi se i njeh me fytyrë të gjithë besimtarët.

Plagosja e pesëfishtë ndodhi mesditën e 19 prillit në xhaminë “Dine Hoxha”. Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, u fut brenda në xhami dhe qëlloi me thikë besimtarë e punonjës të xhamisë, duke lënë gjashtë persona të plagosur brenda dhe jashtë saj.

http://www.youtube.com/watch?v=KBo7Z0XLJkw&feature=emb_err_woyt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...