Prokurori i Përgjithshëm: Masa administrative dhe procedurale për periudhën para dhe pas zgjedhore

Shares

Prokurori i Përgjithshëm dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në kuadër të procesit   zgjedhor   kanë   marrë   një   sërë masash administrative   dhe   procedurale   për periudhën   para   dhe   pas  zgjedhore,   për   të   garantuar   funksionimin   normal   të   prokurorisë   nëpërputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela i është drejtuar sot përmes një mesazhi drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që do të angazhohen drejtpërdrejtë përgjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.

 ’’Nga ana e drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që do tëangazhohen drejtpërdrejtë përgjatë procesit, duhet të tregohet profesionalizëm dhe angazhimmaksimal në përmbushjen e detyrave të tyre. Është thelbësore të vlerësohet me seriozitet dhe nëkohë çdo kallëzim apo e dhënë për kryerjen e veprave penale që cënojnë procesin e zgjedhor,përmes hetimeve të shpejta dhe të plota, të bashkëpunohet ngushtësisht me të gjitha agjensitëligjzbatuese si dhe të koordinohen  veprimet hetimore me  Prokurorinë  e Posaçme kur do të rezultojë e nevojshme për shkak të kompetencës lëndore’’ thotë prokurori i përgjithshëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...