Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda tha pas takimit të partive të vogla me ambasadorët se kishte debatuar me diplomatin e OSBE-së në Shqipëri, sipas të cilit, tha Doda mos pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje do të jetë vetëm një fjali në raportin e ODIHR. Sipas deputetes, kinezërira të tilla nuk kanë më vend në Shqipëri.
“Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre dhe më pas unë pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE, i cili ka deklaruar se mos pjesëmarrje e opozitës do të jetë një problem, por do të jetë një fjali në raportin e OSBE/ODIHR, ndërsa ndryshimi i Kodit dhe kërkesa për të dhënë më shumë transparencë, administrim dhe numërim i të gjitha partive parlamentare në zgjedhje, ky po do të ishte një problem shumë i madh dhe ODIHR këtë nuk do ta lejonte.
Kinezërira të tilla mendoj se nuk e ndihmojnë procesin dhe na përjashtojnë edhe ne të tjerëve nga ky proces. Ose të gjithë palët do të jenë kontrollues të sistemit, ose këta zotërinj që marrin rrogën këtu në Shqipëri do të duhet të kuptojnë shumë mirë se ky vend nuk mund të kthehet dot më diktaturë dhe të mos punojnë në vendosjen e autoritarizmit dhe diktaturës në këtë vend. Këtë nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë”, u shpreh Doda.
Nga ana e tij edhe Nard Ndoka, kreu i DK-së, konfirmoi kërkesën e ambasadorëve për futjen e partive të vogla në zgjedhje.
“Edhe në komunizëm është votuar 99.99 për qind për një parti të vetme, por ato nuk kanë qenë zgjedhje. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Edi rama të dorëhiqet dhe ti hapë rrugë qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të ndershme”, deklaroi Ndoka përgjigjen që ju kishte dhënë ambasadorëve sot.
Kryetari Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha më tej se Vetting-u me Metën President ka rënë moralisht.
“Me zgjedhjen e presidentit të ri besoj se edhe Veting-u ka rënë në aspektin moral të kësaj mazhorance dhe i kërkuam se këto nuk janë kërkesa të PD, por janë standard që edhe PD i kërkon për të gjitha partitë e tjera si garanci për zgjedhjet. Aty pati një luhatje dhe mesa vërejtën ne nuk ka një qëndrim ndërmjet BE-së dhe SHBA-së por ishin opinionet tona që ne shprehëm”, u shpreh Ndoka më tej.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












