Basha kapërcen Ramën në Tiranë edhe në sondazhet më të afërta me qeverinë

Shares

Edhe një prej sondazheve qe raportonte shifra ekstreme për Ramën dhe PS duket se është mposhtur nga përgjigjet e të anketuarve.

Sondazhi i dytë i kompanisë MRB për qarkun e Tiranës tregoi se popullariteti i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ka rënë krahasuar me sondazhin e parë, teksa tashmë për këtë qark opinion më pozitiv qytetarët ndajnë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në sondazhin e kryer për Euronews Albania qytetarët e qarkut të Tiranës vlerësuan me opinion pozitiv:

  • Lulzim Bashën 44.8%
  • Edi Ramën 44.4%
  • Monika Kryemadhin 20.8%

Krahasuar me sondazhin e parë të kryer për kryeqytetin – në periudhën 25 janar-12 shkurt – rezulton që Rama të ketë humbur muajin e fundit 3 pikë përqindje – nga 47.4% – ndërsa Basha të ketë fituar 5.2 pikë përqindje – nga 39.6%, rapprton euronews.

Rritje të lehtë të popullaritetit ka gëzuar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga 19.4% në 20.8%.

Duke komentuar rezultatet e sondazhit, kandidati për deputet i PD-së, Agron Shehaj, theksoi se prirja në rënie e PS-së do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve dhe se diferenca aktuale në fakt është e përmbysur. Ai pretendoi se opozita do të marrë më shumë mandate se PS. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...