“Shqipëria s’është e Edi Ramës”, banorët në fshatrat e Roskovecit mbështesin ndryshimin

“Shqipëria s’është e Edi Ramës”, banorët në fshatrat e Roskovecit mbështesin ndryshimin

152
0
Shares

Të vetmuar për shkak të largimit të fëmijëve në emigrim, por të qartë për atë se çfarë do të bëjnë në 25 prill, banorë në fshatin Kuman të Roskovecit bëjnë thirrje për  të mbështetur Lulëzim Bashën dhe PD. Në një takim me kandidatin demokrat për qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj ata u shprehën se fshati ka mbetur me shumë pak të rinj dhe për këtë akuzojnë qeverinë

“E mira do na vijë në 25 prill, në jemi një pjesë shumë e madhe vetëm pleqëri, unë I zoti shtëpisë kam mbetur me gruan, katër fëmijët që kam të katërt të ikur janë, nuk ikën kot. Zoti na degjoftë e  na sjelltë mbarësi pas 25 prillit, që të na kthehen fëmijët”, i tha nje kryefamiljar Enkelejd Alibeajt

“Besoj që gjerat kanë ardhur mirë deri tani, duhet përpjekja e të gjithëve, ky është problem që është brenda shtëpisë, brenda  familjes, ti e the, familje e pergjysmuar gjysma andej gjysma këtej shohin njeri –tjetrin në celular. Duhet ta përmbysim me doemos, të mos kënaqemi se ul cmimin e kripës Edi Rama, të kënaqemi me ato që thotë Lul Basha dhe të përkrahim vetëm Lul Bashën. E shohim e prekim këtë, madje ndonjëherë po të duash, njerëzit janë pak më të avancuar se sa ne, cuditemi kur shohim që njerëzit janë shumë të qartë për atë se cfarë kanë hequr por edhe atë se cfarë presin. Njerëzit kanë kuptuar që do votojnë për familjet e tyre këtë rradhë”, tha z. Alibeaj.

“ Nga shtëpia ime I bej thirrje të gjithëve pavarësisht se cfarë ideje përfaqësojnë, t,I  vënë gishtin kokës se cfarë kanë hequr këto 8 vjet edhe të shkojnë te kutia e votimit, t,I japin reston kujt I takon”, tha kreyfamiljari

“ Unë si moshatar që jam kam hequr shumë, po si këtë rradhe me këtë kryeministër  s,me kanë zënë sytë”, tha një tjetër banor

“ Kemi mbetur ne, pse, nga politikat e poshtra, ky tani, ngrihet me një hu të gjatë e thotë jam unë, kush je ti more, po Shqipëria s’është e Edi Ramës, është e të gjithë shqiptarëve”, tha një tjetër banor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY