Incidenti tek memoriali i 2 prillit, zhvendosen lulet e Jozefina Topallit

Shares

Njerëz të pranishëm në ceremonitë e 2 prillit në Shkodër nuk e kanë pritur mirë homazhet e Jozefina Topallit tek memoriali i katër të rënëve në këtë qytet, vrarë nga policia komuniste e Ramiz Alisë, 30 vjet më parë.

Jozefina Topalli, drejtuese e Lëvizjes për Ndryshim vendosi lule në monumentin e 2 prillit.

Mirëpo, një nga personat e pranishëm, pasi Topalli u largua shkoi dhe hoqi lulen memoriali. Personi që hoqi lulet ishte vëllai i Nazmi Kryeziut, një prej martirëve të 2 prillit.

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...