Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka shpjeguar sot procedurën që ndiqet nga Agjencia Kombëtare e Barnave në Shqipëri për futjen e vaksinave në vend.
Fico tha gjatë mbledhjes se Komitetit të Ekspertëve se procedura është e kahershme dhe ndiqet njësoj si në të gjithë botën
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Përshëndetje, a mund të dimë se cila është procedura që ndjek Agjencia jonë Aombëtare e Aarnave për futjen e vaksinave në vendin tonë?
Albana Fico: Unë nuk jam përfaqësuese e Agjencisë por më lejoni t’ju them që është rregullatori strikt dhe përcaktohet në ligje të amenduara edhe kohët e fundit. Këto vaksina që janë shpërndarë në të gjithë botën, jo vetëm tek ne, vijnë bazuar në autorizime emergjence nga FDA ose certifikimin e EMA. Gjithmonë depozitohet një paketë dokumentash, i përcillet agjencisë. Është e kahershme në raport me vaksinat. Mbi bazën e vlerësimit të disa dokumenteve të rëndësishme siç është certifikiata e analizës, origjinës dhe shkojnë për llogari të sigurisë së vaksinës. Bazuar mbi këtë jepet autorizimi. Kjo është pjesa më e kollajtë. Pjesa tjetër është ndjekja e dinamikës së injektimit të vaksinës në popullatë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












