Komiteti i Ekspertëve vendosi sot pasdite të ruajë masat kufizuese në të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera.
Do vazhdojë ora policore nga 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Baret dhe restorantet do punojnë deri në orën 20.00, dhe pastaj do punojnë me delivery, shkollat do të vazhdojnë online, do vijojnë pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe”, kryesuesja e grupit Mira Rakacolli.
Dy javët e fubdit ka një tendencë uljeje që është e qëndrueshme në lidhje me infektinet dhe thirrjet në urgjencë.
“Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i efaksitetit të masave, ka një përmirësim të lehtë të zbatimit të masave, por na vjen keq ta themi, nuk është në nivelet e dëshiruara. Europa po përballet me rritje të numrit të rasteve, disa vende po përballet me valën e tretë. Në Francë, Gjermani. Pavarësisht uljes së indikatorëve, ato mbeten në nivelin që të sugjerojnë që situata mbetet delikate”, tha Rakacolli.
Vendimi i ekspertëve vjen një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore. a. b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












