Rama zemërohet me Brukselin, komisionerët po ndërhyjnë në fushatën zgjedhore në Shqipëri

Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pati sot prezantim të reformës së arsimit online në prani edhe të Komisioneres së BE Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës.

Kjo ka zemëruar kryeministrin Edi Rama i cili ka sulmuat komisioneren e BE-së. Madje çoi dhe një mesazh.

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”, shkruan Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...