Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një konferencë për mediat, pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e VV, Albin Kurti se kanë diskutuar në lidhje me formimin e institucioneve.
Ai është shprehur se pret të takohet veçmas me kandidaten për presidente Vjosa Osmani për të kuptuar pozicionin e saj përballë LDK.
“Ne sot përfunduam takimin e parë me përfaqësuesin dhe kryetarin e VV’së, Albin Kurtin. Ku diskutuam temat e sekuencës së formimit të institucioneve. Këtu kemi përfunduar takimet me VV’në, sepse pozicionet tona janë të qarta. Kështu ka vendosur zëri qytetar. VV është në pozitë, ne jemi në opozitë. Ne do të jemi një opozitë aktive dhe do të jemi një alternative e re. Këtu përfundojmë takimin me VV’në dhe jemi të dakorduar, që pas formimit të qeverisë, të takohemi me pretendenten për presidente, dhe të kuptojmë pozicionin e saj karshi LDK’së, Vetëvendosjes, opozitës. Presim që javën e ardhshme të kemi ftesë nga kandidatja për presidente. Takimi do të mbahet gjatë javës së ardhshme, por për këtë duhet pyetur ata që duhet t’i formojnë institucionet. Në seancën e të hënës marrim pjesë në seancë si opozitw. Nesër do t’ua prezantojë organeve detajet e këtij takimi. Si LDK kemi thënë që s’jemi të interesuar për destabilizim. Të gjitha vendimet do t’i marrim brenda partisë”, ka theksuar Lumir Abdixhiku. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











