Bardh Spahia publikon fotot, rradhë të gjata para spitalit rajonal në Shkodër

Shares

Kandidati për deputet, Bardh Spahia publikon fotot ku shihen rradhë të gjata para spitalit rajonal në Shkodër.

Komenti i Spahisë:

Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para spitalit rajonal të Shkodrës! Shikoni fluksin dhe rradhën që duhet të mbajnë në këto kushte ata që vijnë për hall këtu e jo për qejf.

Nuk është situatë e re, pasi konstatohet cdo ditë, edhe nga personeli shëndetësor, që përballet me këtë mbingarkesë. Braktisja e qytetarëve në nevojë është kaq flagrante, ndërsa Edi Rama rrit prodhimin e videove të propagandës për suksese virtuale e guxon të kërkojë edhe mandat të tretë.
Kjo është vetëm një pamje e rrënimit të shëndetësië në 8 vitet e rregjimit të Edi Ramës! Por ky problem e ka një zgjidhje, që po afron. #25 Prilli është mundësia për NDRYSHIM, për të patur një qeveri që u shërben qytetarëve e jo oligarkëve, që kujdeset për qytetarët e nuk i injoron ata.
#25Prill#ShqipëriaFITON. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...