Një rrjet shkollat teknologjike eshte planifikuar të ngrihen vitin e ardhshëm me qëllim përballimin në rritje të kërkesave të arsimi në këtë drejtim.
Kështu deklaroi gjatë një vizite në shkollën e Teknologjisë së Informacionit,”Herman Gmeiner”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosit.
Sipas tij gjatë këtij viti shkollor ka pasur dyfishim të regjistrimeve që gjithsesi nuk i përmbushën kërkesat që janë dhjetë herë më të mëdha.
Nisur nga kjo por edhe nevojën e madhe që ka tregu për punonjës informatike, ministri u shpreh entuziast se vitin e ardhshëm do të ngrihet një rrjet shkollash teknologjike në tre qytete.
“
Edhe me buxhetin e ri të kemi mundësinë që këtë shkollë ta bëjmë shkollë të plotë dhe si ky model të kemi mundësinë të ndërtojmë një shkollë të tillë në Tiranë, Durrës dhe Korçë. Duke iu dhënë rrjetit të shkollave të TI një zhvillim afatgjatë.”
I po këtij mendimi është edhe koordinatori i Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Brian Williams i cili thotë se ngritja e kësaj platforme është e rëndësishme për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar.
“
Kjo platformë ka një forcë të pashoqe sepse ajo mbledh së bashku një komunitet studentësh për të shkëmbyer përvojat dhe njohuritë e tyre dhe për të sjellë ide të reja sesi ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar.”
Teknologjia e Informacionit është kthyer në një nga zgjedhjet kryesore të të rinjve shqiptarë që preferojnë një shkollë profesionale në vend të shkollës së mesme.
“
Mendoj që i gjithë programi jonë në arsimin profesional këtu në shkollën tuaj e ka dritën më të shkëlqyer dhe rezultate më spektakolare. Në fillim të këtij viti të ri shkollor ne jo vetëm kishim dyfishim të nxënësve të regjistruar, por kishim dhjetëra herë për këtë shkollë kërkesa më të larta.”- u shpreh ministri para nxënëseve të kësaj shkolle.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












