“Lironi vëllezërit tanë” thërrasin para kordonit të policisë protestuesit

Shares

Është dita e gjashtë që qytetarët protestojnë për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i forcave Shqiponja dhe kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Protesta e sotme ka qenë e qetë ndërsa protestuesit kanë qenë të vendosur më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Thirrjet që dominuan sonte ishin ato “lironi vëllezërit tanë” ndërsa ajo që vërehen sonte ishte prania e qytetarëve të të gjitha moshave, jo vetëm të rinj.

Të rreshtuar para kordonit të policisë që ishte vendosur para Kryeministrisë, nuk munguan as thirrjet “Unë jam Klodiani” dhe “Drejtësi për Klodianin”.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...