Nata e gjashtë e protestave! Policia merr masat pa filluar ende

Shares

Policia e shtetit është shpërndarë në kryeqytet një orë para se të niste protesta e gjashtë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rashës. Në kryeministri është vendosur autoboti i ujit ndërsa në akse të ndryshme të qytetit policia ka filluar kontrolle ndaj qytetarëve për mjete piroteknike ose sende të tjera të forta.

Policia e Shtetit njoftoi pak orë më parë se nuk do të tolerohet asnjë grumbullim që kundërshton kornizën aktuale të masave shtrënguese të vendosura për Covid.

Policia në njoftimin e saj i bëri apel qytetarëve që të kenë parasysh kërkesat që përcaktohen për masat shtrënguese për mbajtjen e maskës, respektimin e distancës fizike apo për grumbullimet mbi 10 persona.

Protestat që filluan si revoltë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Shqiponjave u bënë shkak për dorëheqjen e ish Ministrit të Brendshëm,Sandër Lleshaj, ndërkohë protestuesit kërkojnë dhe shkarkimin e drejtorit të policisë Ardi Veliut.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...