KED thyen akullin e Kushtetueses, çon emrin për vakancën e Kuvendit

Shares

KED i ka çuar Kuvendit për të votuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetutese, Altin Binaj, vetem nje emer nga tre qe parashikohet nga ligji.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

KED po sot, i përcolli këto akte pranë organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” njoftoi KED.

Në fakt ligji e parashikon që të çohen 3 kandidatë për votim për një vend, por në mungesë të këtyre dhe pas thirrjeve të ambasadorëve që Kushtetuesja të bëhet funksionale sa më shpejt, po veprohet më shpejt.

Emri i Binajt pritet që të votohet të enjten, që do të jetë seanca e fundit për këtë vit e parlamentit.

Aktualisht gjykata Kushtetutese ka 4 anëtarë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgjin, ndërsa me Binajn, numri do të shkonte në 5, por që ky institucion të jetë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë.
KEdD ka gati edhe emrin qe propozohet per vendin vakant te shpallur nga Presidenti i Republikes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...