Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar në “Çim Peka Live”, se polici që qelloi mbi Klodian Rashën, është një i afërm me një ish ministër të brendshëm të qeverisë Rama.
“Të dhënat e deritanishme, ka të bëjë me një nga ministrat e brendshëm të mëparshëm, është i afërm. Kjo ka shërbyer edhe si presion i shtuar ndaj çështjes. Është nga Tepelena polici”, tha Çollaku.
Mediat publikuan sot emrin e tij Nevaldo Haderaj, nga Tepelena. Nderkohe ne rrjetet sociale u tha se ai ishte i biri i ish kryetarit te Komitetit te Shpetimit te Memaliaj ne 1997, komitete keto famekeqe per shkak te zoterimit te tyre nga bandat lokale.
Po ashtu eshte theksuar se Haderaj eshte i afert me ish ministrin Saimir Tahiri. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












