Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ngjarjeve më të fundit në Shqipëri, për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe protestës së bërë për vrasjen 25 vjeçarit Klodian Rashës.
Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” ka raportuar rreth dorëheqjes së Sandër Lleshaj “Ministri shqiptar i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pas protestave të provokuara nga vrasja e një të riu nga një patrullë policie në Tiranë më 8 Dhjetor, i cili kishte shkelur shtetrrethimin e natës në fuqi për të luftuar pandemia Covid. Por ndërsa kryeministri po i fliste kombit në Tiranë ndodhi një demonstratë e re e dhunshme e qindra të rinjve që u përleshën me forcat speciale të policisë.”
Dorëheqja është pasqyruar edhe në rrjetin televiziv evropian EuroNews që thotë Ministri u detyrua të japë dorëheqjen pas protestave pas aktit fatal nga ana e policisë.
“Ministri i Brendshëm i Shqipërisë dha dorëheqjen të enjten për vrasjen nga ana e një oficeri policie të një të riu që shkeli shtetrrethimin, një incident që shkaktoi protesta të dhunshme të mërkurën”-, shkruan rrjeti prestigjioz Reuters.
“Një valë zemërimi shpërtheu në Shqipëri pas vrasjes me gjak të ftohtë të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia”, shkruhet në gazetën greke “Ta Nea”.
Protestat dhe dorëheqja janë pasqyruar edhe në mediat turke dhe në shumë media të tjera.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












