Policia e Durrësit ka arrestuar një person të rrezikshëm i dënuar për vrasje dhe vepra të tjera penale.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, Lulzim Rubjeka 37 vjeç, banues në Xhafzotaj , Durrës.
Rubjeka është shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi Gjykata e Tranit, Itali ka caktuar masën e sigurisë”Arrest me burg” për veprat penale: “Vrasje”, “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe”Rrëmbimi i personit”. Maksimumi i dënimit pritet të jetë deri në 30 vjet burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












