Është dita e dytë që zhvillohet protesta për vrasjen e Klodian Rashës dhe qindra të rinj janë mbledhur të revoltuar e po sulmojne institucionet më të larta në vend.
Protesta po zhvillohet në pika të ndryshme të kryeqytetit ndërsa një pjesë e të rinjve kanë bllokuar kryqëzimin te rruga e Kavajës dhe janë drejtuar të zona e ish-bllokut ku vazhdojnë t’i vendosin flakën koshave të plehrave.
Pjesa tjetër e protestuesve po grupohet masivisht përballë kryeministrisë.
Përplasjet e para në protestën e sotme u regjistruan pak pasi kryeministri nisi fjalimin drejtuar qytetarëve. Në ato momente turma e irrituar është përplasur me uniformat blu, të cilët i janë kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme me gazlotsjellës dhe me ujë me presion.
Gjatë fjalimit të tij Rama njoftoi se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen pas ngjarjes të rëndë dhe pak momente më vonë dorëheqja u konfirmua nga ish-ministri Lleshaj.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












