Ministri i Drejtësisë, urdhër për hetimin e pronës në Gjirin e Lalzit

Shares

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani urdhëroi sot hetim administrativ lidhur me sqarimin e situates se pronesise mbi truallin ne Gjirin e Lalzit, ku do te investonte shoqeria OMNIX. Manjani urdheron mbledhjen e informacionit zyrtar nga arkiva e Agjencise se Trajtimit te Prones (ATP). Informacion do t’i kerkohet edhe ZVRPP Durres.

Urdheri parashikon nisjen e inspektimit per sqarimin e legjitimitetit te vendimeve te gjykates se Durresit. Konkluzionet e hetimit administrativ do te behen te ditura ne perfundim te procedurave ligjore.

Kompnia OMNIX ndërpreu përfundimisht investimin e saj në Gjrin e Llazit pasi drejtori i projektit u rrah dhe u kërcënua me jetë që të largohej nga vendi pak ditë më parë në rrugën që lidh Tiranën me Rinasin.

Faad Mitri pasi mori për disa ditë mjekime në Shqipëri u largua më pas drejt vendit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...