Protestuesit shkuan sonte pas marshimit nga Kryeministria ne vendin ku Klodian Rasha u vra nga policia.
Atje, ne prani edhe te familjareve te Klodianit ata ndezen qirinj dhe bene homazhe.
I ati i Klodianit, Qazim Rasha nuk kishte deshire te fliste. Ai tha se ishte shume i lodhur dhe se gjithcka ishte tashme e qarte dhe nuk ishte nevoja per inskenime. Paci dite te lumtura dhe jo si une, iu drejtua ai te pranishmeve.
“Unë i shërbej vetëm familjes sime jo politikës, sot varrosa djalin, fajtori të shkojë te vendi që meriton. Ne kemi një fije shpresë, të kemi të ardhme për të këtë vend, të rrisim fëmijët pa ndrojtje. Mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt” tha ai.
Por a ka pasur kontakte nga familja e efektivit, që i vrau djalin? “As nuk e di, as nuk e njoh, nuk kam asnjë lloj haberi, shteti e di vetë. Drejtësia e di punën e vet. Mos më lodhni më tepër. Më besoni si prind, ai që është babë e di”. Po ashtu, ai tha se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti as nga shteti.
”Më ka dalë një Bora Rasha, kur vajza ime është me të zeza. Këto inskenimet, mos më rendoni më tepër, kam peshën e barrës”.
Pas ketij momenti u mbyll edhe protesta e sotme, e cila u shoqerua me perleshje dhe tension mes policise dhe protestuesve. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












