Protestuesit djegin pemën me zbukurime te zyra e Ramës, motra e Klodianit mes protestuesve

Shares

Protestuesit i kanë vënë flakën pemës së zbukuruar për festat, tek Kryeministria. Ata po protestojne per vrasjen e Klodian Rashes.
Nderkaq  me proetstuesit eshte bashkuar ehe motra e Klodianit, Bora Rasha.

“Vëllai im ka shkuar me marrë paketën dhe edhi i vdekur në shtëpi. Nuk ka pasur armë. Ka qenë deri në orën 23:30 me shokët, pastaj shkoi në shtëpi dhe tha po iki të marr paketë. Unë kam qenë në Itali kur ndodhi ngjarja dhe jam nisur dhe erdha. Familja ime kërkon të drejtën për cfarë është vrarë vëllai im”.

Bora tha se vëllai i saj nuk ka qenë tip konfliktual. “Jo, ai ka qenë shumë djalë i mirë, i rregullt, ka qenë i fejuar, sivjet po prisnim ta martonim. Kishte një vajzë nga Dibra”. Motra tregon edhe takimin e fundit me vëllanë. “Për herë të fundit e takova para 6 muajsh.

Më ka prekur loti ne zemër. Kam edhe dy vëllezër të tjerë. Dua drejtësi për vëllanë tim, dua të di të drejtat. Vëllai ka dy shenja një në kokë dhe një në anën e zemrës. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur” tha ajo.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...