Jepen detaje nga ekzekutimi i efektivit të FNSH-së, 26-vjeçari u ndalua në...

Jepen detaje nga ekzekutimi i efektivit të FNSH-së, 26-vjeçari u ndalua në rrugë

58
0
Shares

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Lezhë, ku pas mesnate, në zonën e njohur si Gajush u gjet i vrarë brenda makinës së tij, një efektiv 26-vjeçar. Makina kishte humbur kontrollin, e kishte dalë nga rruga.
Shërbimet e policisë gjetën aty të pajetë të riun Xhuljano Prela, punonjës policie i FNSH-së Shkodër. Fillimisht u tha se dyshohet që Prela mund të kishte humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Më pas, u njoftua se në vendngjarja u gjetën tre gëzhoja.
Dyshohet se i riu është vrarë dhe se autorët e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë nxjerrë armën e llojit pistoletë. Sapo ky i fundit e ka konstatuar këtë është munduar të largohet, por një plumb e ka lënë të vdekur .
Sipas burimeve, 26-vjeçari kohët e fundit punonte në Tiranë dhe banonte në Lezhë. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor, ndërsa shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të mundshëm apo edhe që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

/DRONI/ al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY