Dy policë dhe Shefi i Krimeve të Divjakës u denoncuan për dhunë ndaj Fadil Hoxhës, i cili humbi jetën në QSUT. Familjarët bëjnë përgjegjës për vdekjen e njeriut të tyre, Viktor Xharon, Arben Trimin dhe Fatjon Zelën.
Sipas djalit të viktimës, fillimisht babai i tij u ndalua nga Policia e Divjakës për makinën pa dokumente. Më pas u akuzua për vjedhje ullinjve. Por ata kanë siguruar një deklaratë të noterizuar, ku pronari i ullinjve mohon një fakt të tillë.
Familjarët Hoxha dyshojnë se kjo është një hakmarrje e Nënkryetarit të Bashkisë së Divjakës, Avni Zallës, për shkak të një konflikti të kaluar gjatë zgjedhjeve lokale në 2015 në Grabjan.
I moshuari gjeti vdekjen në QSUT të dielën pasdite. Më herët, ai kishte marrë ndihmë për zemrën në spitalin e Lushnjës. Kurse një ditë më parë ishte arrestuar nga Policia e Divjakës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












