Demokratët nuk do të jenë më në mbledhjet e Komisionit të Reformës në Drejtësi, ku vijon diskutimi i ligjeve që do të bëjnë funkionale paketën e ndryshimeve kushtetuese, të miratuara me konsensus në 21 Korrik.
Nënkryetari i këtij Komisioni, Oerd Bylykbashi thotë se, opozita nuk mund të jetë pjesë e një procesi, ku sipas tij, shkelet ligji themeltar i shtetit.
Shkak i bojkotit të komisionit u bë projektligji për organet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, që sipas Bylykbashit e riktheu mazhorancën te qëllimi i saj për kapjen politike të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.
Me shumë gjasë, edhe ligji i Vettingut do përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Ekspertët e opozitës e kanë përmbyllur materialin në të cilin, sipas tyre, vërehet shkelje flagrante të Kushtetutës.
Një tjetër projektligj që opozita e cilëson antikushtetues, ndaj të cilit ka paraqitur dhe amendamentet e saj, është ai për SPAK -un.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












