Gent Strazimiri kap mat ministren e Mbrojtjes: Ja pse u përdor vërtet...

Gent Strazimiri kap mat ministren e Mbrojtjes: Ja pse u përdor vërtet helikopteri i ushtrisë nga Olta Xhaçka

54
0
Shares

Ish deputeti Gent Strazimiri ka komentuar deklaratën e ministres së Mbrojtjes rreth vizitës në Burrel ku shkoi duke përdorur helikopterin e ushtrisë. Sipas Strazimiri asnjë nga justifikimet e Xhaçkës nuk vlen pasi nuk është detyrë e Ministrisë së Mbrojtjes të “inspektojë yjërat e zeza”.

“Më në fund, Olta Xhaçka u detyrua të pranojë publikisht se e ka përdorur si taksi helikopterin e FA, për të shkuar në Dibër të premten e kaluar.
Por si gjithmonë kur kapen në flagrancë, thonë “nuk është ashtu siç duket”…
“Inspektimi i ujërave të zeza”, nuk ka qenë KURRË “detyrë funksionale e Ministrit të Mbrojtjes”,
*as në Shqipëri,
*as në vendet NATO,
*madje as në Afrikë!
Helikopterin-taksi të Forcës Ajrore, ndryshe nga ç’thotë zëvendës-xhaçku, e siç e shkruan vetë xhaçka, po e përdorin për
* “Shqipëria që duam”
dhe
* “Mati që duam”,
dhe as njëra e as tjetra nuk hyjnë në “detyrat funksionale të Ministrit të Mbrojtjes”, por janë slogane elektorale të “Rilindjes”!
Me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë…
Por jo!
Këta thjesht nuk duan t’ia dinë nëse jetoni a vdisni… njësoj si në 1980…” shkruan Strazimiri.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY