Arrestohet në flagrancë autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Ai aksidentoi ne vdekje nje person ndersa u largua nga vendi i ngjarjes.
34-vjeçari, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ishte i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.
“U arrestua D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.
Ky shtetas, më datë 08.11.2020, rreth orës 22:55, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Shtetasi D. M. ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njoftoi policia e Durresit. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












