Është liruar nga detyra zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe vendimi për lirimin e saj nga detyra është firmosur nga zv. kryeministri Erion Braçe në mungesë të kreut të qeverisë Edi Rama.
Ende nuk dihet shkaku i këtij shkarkimi dhe as emri zëvendësues ndërkohë në vendim thuhet:
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”
Më herët Ikonomi ka mbajtur postin e drejtoreshës së Doganave, por u lirua nga posti pas transferimit në ministri, dhe në vend të saj u emërua Arlind Gjokutaj.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












